KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Procedura e shqyrtimit kushtetues

17 September 2016

ekipi

Prishtinë, 17.09.2016 - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ka organizuar trajnimin me temën: “Procedura e shqyrtimit kushtetues”, në Hotel "Sirius" në Prishtinë. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim ka qenë: 34.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte: Dastid Pallaska, avokat, i cili ka ligjëruar për procedurën dhe kërkesën individuale në gjykatën kushtetuese, juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me theks të veçantë në; inicimin e procedurës së referimit kushtetues; kriteret formale dhe substanciale për referimin individual kushtetues; subjektet e referimit; shterimin e mjeteve juridike; cenimin e drejtpërdrejtë dhe konkret; afatet kohore për referimin kushtetues; kërkesën për masa të përkohshme, shpenzimet e procedurës si dhe efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë trajnim, avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.