KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

E drejta për të pyetur dhe konfrontuar sipas nenit 6 alineja 3 d, e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

03 September 2016

ekipi

Prishtinë, 03.09.2016 - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar për avokatë në Prishtinë (Hotel “Sirius”) me temën: “E drejta për të pyetur dhe konfrontuar neni 6 alineja 3d, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 44.

Ligjërues i këtij seminari ishte Prof. Dr. Ulrich Sommer, avokat dhe ligjërues në Universitetin e Kylnit në Gjermani, i cili ka ligjëruar për të drejtën për të pyetur dhe konfrontuar sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parimet dhe raportin në mes tij/saj dhe palëve.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.