KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

01 October 2016

ekipi

Pejë, 01.10.2016 - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar për avokatë në Pejë (Hotel “Dukagjini”) me temën: “Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 56.

Ligjërues i këtij seminari ishte Besfort Rrecaj, Profesor në avokat dhe ligjërues në Fakultetin Juridikë të Universitetit të Prishtinës, i cili ka ligjëruar rreth organizimit, funksionimit dhe kompetencat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut. Ai gjatë seminarit para avokatëve ka folur edhe për kriteret formale dhe substanciale për pranueshmërinë e kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndër të tjera, ligjëruesi Rrecaj tek pjesa praktike ka prezantuar edhe mënyrën e plotësimit të kërkesës individuale dhe prokurës për referimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.