KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dhuna në Familje

29 October 2016

ekipi

Mitrovicë, 29.10.2016 - Në Vila “Vllahia” në Vllahi të Mitrovicës, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ka organizuar seminar me temën “Dhuna në Familje”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 21.

Ligjërues i këtij seminari ishte Faton Ademi, Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i cili ka ligjëruar për nocionin e Familjes sipas Ligjit për Familjen dhe Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, historikun e Dhunës në Familje, Dhunën në Familje dhe elementet e saj, ndërprerjen dhe vazhdimin e urdhrit mbrojtës, masat mbrojtëse dhe vështirësitë në zbatim të tyre sipas legjislacionit aktual, Dhuna në Familje dhe lidhshmëria me procedurën penale etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.