KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika profesionale ligjore dhe sistemi disiplinor në OAK

29 October 2016

ekipi

Gjilan, 29.10.2016 - Në Restaurant “Bujana” në Gjilan, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ka organizuar seminar me temën “Etika profesionale ligjore dhe sistemi disiplinor në OAK”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 47.

Ligjërues i këtij seminari ishte Florin Vërtopi, avokat, dhe Florim Shefqeti, prokuror disiplinor të cilët kanë ligjëruar për shkeljet e lehta dhe të rënda të detyrës dhe të prestigjit të avokatisë para organit disiplinor të OAK-së, Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit, parimet themelore, raportet me klientin, raportet me Gjykatat, detyrimin e informimit mbi shpërblimet, raportin e avokatit me palën kundërshtare, raportet reciproke të avokatëve, shpenzimet e përfaqësimit etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.