KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil

03 December 2016

ekipi

Prizren, 03.12.2016 - Në Restaurant “White House”, në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 38.

Ligjërues i këtij seminari ishte, z. Armend Hamiti, Prokuror i Shtetit dhe z. Ehat Miftaraj zëvendësdrejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë ligjëruar për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ligjin vendor lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, konventat ndërkombëtare, format e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si: ekstradimi; transferimi i procedurës penale; transferimi i personave të dënuar; flete arrestet ndërkombëtare (Red Notice); rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve, ndihma juridike e ndërsjellët - kërkesa vendore për ndihmë juridike të ndërsjellët si dhe për kërkesën e shteteve tjera për ndihmë juridike ndërkombëtare, dhe format tjera të bashkëpunimit: njësitë e përbashkëta të hetuesisë e hetimet e fshehta.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, (IKD) këtë seminar e ka ofruar PRO BONO (falas) për Qendrën Trajnuese të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Avokatët e regjionit të Prizrenit.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.