KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Aug 2025
S
M
T
W
T
F
S
27
28
29
30
31
1
2
3
4
5
6

No events today.

ALL EVENTS

Hyrje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

21 January 2017

ekipi

Mitrovicë, 21.01.2017 - Në Hotel “Lux" në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Hyrje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 27.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Muhamet Brahimi, ish Këshilltar i Parë Juridik në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka ligjëruar për historinë, strukturën, interpretimin, detyrimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe mbi mënyrën e organizimit, llojet e vendimeve, procedurën e vendimmarrjes në Gjykatën Evropiane të Njeriut. Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.