KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Arbitrazhi

28 January 2017

ekipi

Prishtinë, 28.01.2017 - Në Hotel “Sirius” në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Arbitrazhi”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 197.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Ardi Shita, i cili ka ligjëruar mbi arbitrazhin, qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike, ligjin e Kosovës për arbitrazhin, marrëveshjet e arbitrazhit si dhe klauzolat “Zgjedhja e Ligjit” dhe “Zgjedhja e Forumit” në kontratë. Krahas këtyre temave ai ka ligjëruar edhe mbi tribunalet e arbitrazhit në Kosovë si dhe këto çështje: Procedura e arbitrazhit; vendimi i arbitrazhit; procedura e marrjes së vendimit të arbitrazhit; forma dhe efekti i vendimit; njohja dhe përmbarimi i vendimeve të arbitrazhit; zbatimi i Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.