KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Falimentimi

01 July 2017

ekipi

Më 01 Korrik 2017 (e Shtunë), në Hotel “Gorenje”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Falimentimi”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 49.

Ligjërues i këtij seminari ishte z.Ardi Shita, i cili ka ligjëruar për Nocionet e Ligjit për Falimentimin (Rregullat e Interpretimit, Kompetenca e Gjykates dhe Mjetet Juridike, Debitori falimentues, Procedurat ndaj NVM-ve, Inicimi i rastit, Pasojat e hapjes e rastit); Moratoriumin (Përjashtimet nga Moratoriumi, Kontratat e papërmbushura, Anulimi i bartjeve, Trajtimi i anulimit te personat fizik, Roli dhe funksionet e Administratorit Falimentues, Angazhimi dhe pagesa e profesionistëve); Procedura e riorganizimit (Kërkesat, paraqitja e kërkesave, Trajtimi i kërkesave, përmbyllja e listës, Rankimi i kreditorëve, Shpërndarjet ndaj kreditorëve).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.