KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil

25 February 2017

ekipi

Më 25 Shkurt 2017 (e Shtunë), në Hotel“Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 177.

Ligjërues të këtij seminari ishin Armend Hamiti dhe Ehat Miftaraj, të cilët kanë ligjëruar mbi: Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar(Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, Konventat dhe protokollet shtesë të Këshillit të Evropës, Marrëveshjet bilaterale mes Kosovës me shtete të treta); Format e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar (Ekstradimi, Transferimi i Procedurës Penale, Transferimi i personave të dënuar, Fletëarrestet ndërkombëtare”Red Notice”, Rrëmbimi Ndërkombëtar i Fëmijëve); Ndihmën Juridike të ndërsjelltë (Kërkesa vendore për ndihmë juridike të ndërsjelltë, kërkesa e shteteve tjera për ndihmë juridike ndërkombëtare); Format e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar (Njësitë e përbashkëta të hetuesisë, Hetimet e fshehta).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.