KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

18 February 2017

ekipi

Më 18 Shkurt 2017 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 122.

Ligjërues i këtij seminari ishte Besfort Rrecaj, i cili ka ligjëruar mbi: Organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Kriteret formale dhe substanciale për pranueshmërinë e kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e njeriut; Pjesën praktike: Plotësimi i kërkesës individuale dhe prokurës për referimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.