KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ligji për ndërmjetësimin

01 April 2017

ekipi

Më 01 Prill 2017 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Ligji për ndërmjetësimin”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 40.

Ligjërues i këtij seminari ishte Kujtim Kërveshi, i cili ka ligjëruar mbi: Praktikat e referimit të rasteve në ndërmjetësim sipas Protokollit të KGJK-së (Sfidat, vështirësitë, rolin e gjyqtarit dhe të administratës gjyqësore, Rolin e qendrës); Praktikat e referimit të rasteve në ndërmjetësim sipas Protokollit të KPK-së (Sfidat, vështirësitë, rolin e Prokurorit dhe të administratës prokuroriale, rolin e qendrës); Rolin dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesit (Roli i ndërmjetësit gjatë procedurës së referimit, Komunikimi me palë dhe me qendrën e ndërmjetësimit).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.