KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Të drejtat pronësore intelektuale – me theks të veçantë:E drejta e autorit dhe markat tregtare

09 September 2017

ekipi

Të drejtat pronësore intelektuale – me theks të veçantë:E drejta e autorit dhe markat tregtare ”

Më 09 Shtator 2017 (e Shtunë), në Restaurant“Orchide”, në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Të drejtat pronësore intelektuale – me theks të veçantë:E drejta e autorit dhe markat tregtare”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 27.

Ligjërues i këtij seminari ishte:Valon Kashtanjeva,i cili ka ligjëruar temat:Pronësia Intelektuale(PI),PI dhe Parimi i Ekonomisë së lirë; Sistemi i të drejtave PI në Kosovë;Format e PI dhe parimin e Territorialitetit; Legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore;Aspektet themelore të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në Kosovë(Veprat që mbrohen me të drejtën e autorit,kushtet e mbrojtjes së një vepre,të drejtat e përafërta dhe mbrojtja ligjore e tyre,cfarë duhet të kemi kujdes dhe si duhet të veprohet për mbrojtjen e të drejtës së autorit); Aspektet themelore dhe praktike të markave tregtare dhe mbrojtja e tyre(Markat tregtare dhe mbrojtja juridike,llojet e markave tregtare,regjistrimi dhe fitimi i të drejtave si dhe karakteristikat e markave tregtare dhe lënda e mbrojtjes); Shkeljet e të drejtave të markës tregtare dhe si të veprohet për mborjtjen e këtyre të drejtave.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.