KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kufijtë e mbrojtjes së fjalës së lirë,duke përfshirë standardet mbi sanksionet e lejuara

30 September 2017

ekipi

“Kufijtë e mbrojtjes së fjalës së lirë,duke përfshirë standardet mbi sanksionet e lejuara”

Më 30 Shtator 2017 (e Shtunë), në restaurant“Bifurkacioni”, në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Kufijtë e mbrojtjes së fjalës së lirë,duke përfshirë standardet mbi sanksionet e lejuara”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: /.

Ligjërues të këtij seminari ishin Saranda Beqiri dhe Diamant Zekaj,ku temat që ata kanë ligjëruar janë : Zbatimi i jurisprudencës së GJND-së në vendin tonë,në rastet e mbrojtjes së fjalës së lirë; Liria e shprehjes,kushtet për kufizimin e lirisë së shprehjes,shpifja; Mediat dhe liria e shprehjes,internet-siguria e gazetarëve,mbrojtja e aktivitetit gazetaresk; Liria e shprehjes dhe administrimi i mirë i drejtësisë,korniza ligjore me theks të vecantë standardet e GJEDNj-së; Liria e shprehjes,autoriteti dhe paanshmëria e gjyqësorit; Liria e shprehjes së avokatëve; Raportimi në media për një rast ne procedurë para gjykatave; Mbrojtja e sinjalizuesve, aplikimi i parimeve dhe korniza ligjore si dhe raste praktike.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.