12 May 2018
Më 12 Maj 2018 (e Shtunë), në Restaurant “Çarshia e Jupave”, në Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen ndërkombëtare të Mallrave”.
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 27.
Ligjëruese e këtij seminari ishte: Donikë Qerimi, e cila ka ligjëruar mbi Zbatueshmërinë e konventës, zbatueshmëria në Kosovë, zbatueshmëria lëndore, Parimet e përgjithshme të zbatimit të konventës, obligimet e palëve dhe dëmshpërblimet.
Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.