24 March 2018
Më 24 Mars 2018 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale me vështrim të posaçëm paraburgimi”
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 48.
Ligjërues i këtij seminari ishte: Ali Kutllovci gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili ka ligjëruar mbi Llojet e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, Paraburgimi – Shqyrtim i Përgjithshëm, Kuptimi i Paraburgimit dhe parimet bazë.
Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.