07 April 2018
Më 07 Prill 2018 (e Shtunë), në Hotel “Dukagjini”, në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Etika Profesionale dhe Procedura Disiplinore”
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 74.
Ligjërues i këtij seminari ishte: avokat Florin Vërtopi, si dhe Prokurori Disiplinor i OAK-së Florim Shefqeti, të cilët kan ligjëruar mbi Parimet e përgjithshme të etikës profesionale, Raportet e Avokatëve me institucione, Raportet e Avokatëve me avokatë, si dhe mbi konfliktin e interesit.
Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.