KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfundoi trajnimi për provim të Jurisprudencës, OAK certifikoi kandidatët

08 July 2018

ekipi

08.07.2018, Prishtinë - Përfundoi trajnimi 8 javor, për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës, sesioni i parë, i këtij viti.

Pjesmarrësit në fund të trajnimit u certifikuan nga OAK, kurse, ato i shpërndau, anëtari i Këshillit Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, Prof.Dr. Shemsedin Piraj, i cili atyre u uroi suksese në rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Kandidatët ishin vijues të rregullt të trajnimit 2 mujor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës.

Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.