KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

"I mituri dhe pozita e tij në fazat e procesit Penal”

28 July 2018

ekipi

Më 28 korrik e (Shtunë) në restorantin "Vali Ranch", në Gjilan, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: "I mituri dhe pozita e tij në fazat e procesit Penal”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 42.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Burim Çerkini, Prokuror në Prokurorinë Themelore Ferizaj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.