KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

"Parimet e legjislacionit Evropian, zbatimi dhe efekti i tyre në të drejtën vendore”.

27 October 2018

ekipi

Më 27 Tetor, (e Shtunë), në Hotel “Sirius’” në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Parimet e legjislacionit Evropian, zbatimi dhe efekti i tyre në të drejtën vendore”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 44.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Emrush Ujkani, i cili ligjëroj për Strukturën e Traktateve Themeluese të Bashkimit Evropian, Parimet e së Drejtës së Bashkimit Evropian, Efekt i Drejtpërdrejt i së Drejtës së BE-së, Raporti i së Drejtës së Bashkimit Evropian me të drejtën nacionale, Përgjegjësia Juridike Shtetërore, Burimet e së Drejtës së Bashkimit Evropian (përcjellur me raste/vendime nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian), Institucionet e BE-së dhe procesi i vendimmarrjes, Qytetaria e Bashkimit Evropian (përcjellur me raste/vendime nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.