24 November 2018
Më 24 Nëntor 2018, (e Shtunë), në Restorant “No Name" - Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe veprat penale në prokurimin publik".
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 38.
Ligjërues i këtij seminari ishte: Admir Salihu - Avokat ne Ferizaj.
Ofruesi i trajnimit është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi) do të numërohen kredi të AVLO-së.