26 January 2019
Më 26 Janar, (e Shtunë), në Hotel Sirius në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Etika Profesionale dhe Sistemi Disiplinor“
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 65.
Ligjërues i këtij seminari ishte: Florin Vërtopi - Avokat në Prishtinë
Ofruesi i trajnimit është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 Kredi), do të numërohen kredi të AVLO-së.