KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve”

01 June 2019

ekipi

Më 01 Qershor 2019, (e Shtunë), në Restaurant “Orchidea” në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në Kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 27.

Ligjërues i këtij seminari ishte : Prof.Dr. Haxhi Gashi.

Në këtë seminar/trajnim u ligjërua për:

- Marrja e njohurive për pronësinë e bashkëshortëve dhe mënyrën e pjesëtimit.

- Marrja e njohurive për pjesën e trashëgimisë dhe ndarjen e saj në mes të trashëgimtarëve.

- Qasja praktike gjatë zbatimit të normave ligjore lidhur me pjestimin e pasurisë.

- Pronësia e përbashkët e bashkëshortëve.

- Mënyra e krijimit të pronësisë së përbashkët.

- Pjesa e pronësisë që hyn në trashëgimi.

- Vështirësitë e përcaktimit të pjesëve të pronësisë.

- Pjesa e pasurisë së trashëgimlënësit që hyn në trashëgimi.

- Pjesa e bashkëshortit në trashëgimi.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së