KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Të drejtat e Refugjatëve në Kosovë. Legjislacioni Ndërkombëtar dhe Kombëtar”

08 June 2019

ekipi

Më 08 Qershor 2019, (e Shtunë), në Restaurant "Rron" në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në bashkëpunim me UNHCR në Kosovë, në Kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Të drejtat e Refugjatëve në Kosovë. Legjislacioni Ndërkombëtar dhe Kombëtar”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 15.

Ligjërues i këtij seminari ishin; z. Memli Ymeri nga CRP/K, z. Hasan Shala Kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe znj. Delushe Halimi Gjyqtare nga Gjykata e Apelit.

Metodologjia e trajnimit ishte një kombinim i leksioneve të dorëzuara nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe Programit për të Drejtat Civile, të ndjekur nga diskutime interaktive mbi çështjet konkrete praktike për të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, UNHCR dhe Programi për të Drejtat Civile në Kosovë u ofruan pjesëmarrësve një Modul Trajnimi për Mbrojtjen Ndërkombëtare për Refugjatët dhe materiale të tjera të trajnimit që do të shërbejnë si udhërrëfyes në punën e tyre për çdo rast të azilit në zhvillim.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (5 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së