KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

15 June 2019

ekipi

Më 15 Qershor 2019, (e Shtunë), në Hotel ‘’SIRIUS’’ Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në Kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Referimi i kërkesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 49

Ligjërues i këtij seminari ishte, Prof.Dr. Ilirjana Islami, e cila ligjëroj për;

- Konceptin e të Drejtave të Njeriut dhe Zhvillimi i Tyre.

- Traktatet e Aplikueshme dhe Implementimi sipas Kushtetutës tonë, Rast hipotetik.

- Jurisdiksioni i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

- Principet e Konventës dhe jurisprudencë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

- Formulari i Aplikimit për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së.