KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Respektimi i të Drejtave të të Miturëve gjatë Përfaqësimit me Avokat në të gjitha Fazat e Gjykimit gjatë Marrjes në Pyetje nga Policia dhe Prokuroria, si dhe gjatë Seancave Gjyqësore”

12 July 2019

ekipi

Prishtinë, 11-12.07.2019 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me UNICEF kanë mbajtur trajnimin dy ditorë me pjesëmarrjen e avokatëve nga pesë Regjionet e Republikës së Kosovës me temën: “Respektimi i të Drejtave të të Miturëve gjatë Përfaqësimit me Avokat në të gjitha Fazat e Gjykimit gjatë Marrjes në Pyetje nga Policia dhe Prokuroria, si dhe gjatë Seancave Gjyqësore”

Trajnimi është i fokusuar në ngritjen e përfaqësimit dhe mbrojtjes sa më profesionale të të miturëve në të gjitha fazat e procedurës penale.

Trajnimi është hapur nga z. Florim Shefqeti, Drejtor Ekzekutiv i OAK-së dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, z. Ardian Klaiqi, Udhëheqës i sektorit për të drejtat e fëmijëve në UNICEF në Kosovë.

Në fjalën hyrëse Drejtori Ekzekutiv z.Florim Shefqeti, ka falenderuar organizatorët e këtij trajnimi dhe ka kërkuar që ky trajnim të vazhdohet edhe në të ardhmen përmes vizitave studimore të Avokatëve Kosovar në Gjermani, kjo për të parë nga afër se si rrjedh procedura në shtetin Gjerman tek rastet me të mitur.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë avokatë nga e gjithë Kosova.

Trajnimi është mbajtur nga Dr. Toralf Noding, Avokat në Berlin të Gjermanisë.