KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim Online: “Liria e shprehjes, parimet bazë dhe kushtet për kufizimin e lirisë së shprehjes"

04 December 2020

ekipi

03 & 04.12.2020 - Prishtinë, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës kanë organizuar trajnim dy ditorë me Avokatët dhe atë me datë 03 dhe 04 Dhjetor 2020, me temën: “Liria e shprehjes, parimet bazë dhe kushtet për kufizimin e lirisë së shprehjes".

Ky trajnim, është hapur nga znj. Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë – OAK, vazhduar me prezantimin e projektit nga znj. Gresa Musliu, Zyrtare e Lartë e projektit, Këshilli i Evropës, zyra në Prishtinë dhe ka vijuar me prezantimin e trajnuesëve që kanë qenë: Flutura Kusari, eksperte ndërkombëtare e Këshillit të Evropës dhe Taulant Hodaj, ekspert vendor i Këshillit të Evropës. Në ditën e parë, janë trajtuar këto tema dhe nëntema:

· Prezantim i konceptit të lirisë së shprehjes;

· Burimet ndërkombëtare të së drejtës së lirisë së shprehjes;

· Rëndësia e lirisë së shprehjes dhe roli i mediave, OJQ-ve dhe i 'mbikëqyrësve’ të tjerë;

· Përkufizimi i lirisë së shprehjes (përmbajtja dhe forma);

· Detyrimet pozitive dhe negative të shtetit;

· Burimet vendore të së drejtës së lirisë së shprehjes;

· Detyrimet negative dhe pozitive të Kosovës në të drejtën e lirisë së shprehjes;

· Roli i avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve në mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Kosovë;

Duke vijuar me një ushtrim praktik dhe me komente përmbyllëse për ditën e parë;

Dita e dytë e trajnimit ka filluar me një Ushtrim praktik nga fusha e shpifjes dhe ka vijuar me elaborimin e Kushteve për kufizimin e lirisë së shprehjes, me kushtet për kufizimin e lirisë së shprehjes në legjislacionin vendor (Kushtetuta e Kosovës, Ligji kundër shpifjes dhe Fyerjes, Kodi Penal i Kosovës, Vendimet Gjyqësore të Gjykatave në Kosovë, Vendimet e GJEDNJ-se).

Mënyra se si gjykatat vendore e zbatojnë ose do të duhej të zbatojnë testin prej tre hapash.

Mbrojtja e reputacionit si arsye për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Reputacioni, kritika e ashpër, kritika ofenduese v. ofendimit të paarsyshëm, paditë e pabazuara, faktet vendimtare, opinionet, urdhëresat gjyqësore, efekti frenues

Në kuadër të këtij trajnimi është diskutar edhe për:

Rolin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për media në rastet e shpifjes si dhe Raste të lirisë së shprehjes nga praktika vendore gjyqësore.