KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 5 lëndë

23 July 2015

ekipi

Prishtinë, 23.07.2015 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  • Adem Vokshi - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina
  • Abdylaziz Sadiku - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani,
  • Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit, avokat nga Rahoveci,
  • Feriz Gërvalla - Anëtar i komisionit, avokat nga Prishtina.
  • Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtua gjithsej (5) pesë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

  • 3 lëndë - Refuzohen ankesat e palëve në procedurë, dhe VËRTETOHEN vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.
  • 1 lëndë – Hudhet ankesa e palës në procedurë, kundër vendimit të Këshillit Drejtues të OAK-së si e papranueshme.
  • 1 lëndë – Aprovohen ankesat e palës në procedurë, Prishet vendimi i shkallës së parë, dhe çështja i kthehet Komisionit Disiplinor të OAK-së në rishqyrtim dhe rivlerësim.