KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 6 lëndë

17 May 2016

ekipi

Prishtinë, 17.05.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave. Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  1. Ramë Dreshaj - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina
  2. Gazmend Nushi - Anëtar i komisionit, avokat nga Prishtina
  3. Nezir Bytyqi- Anëtar i komisionit, avokat nga Ferizaj
  4. Ramadan Leka- Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani
  5. Myhedin Bekeri- Anëtar i komisionit, avokat nga Gjakova
  6. Muharrem Hoti- Anëtar i komisionit, avokat nga Peja
  7. Sahit Bibaj- Anëtar i komisionit, avokat nga Prishtina
  8. Valbonë Fejza- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (6) pesë lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

1 lëndë - Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorit Disiplinor të OAK-së, dhe Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.

4 lëndë - Aprovohen ankesat e palëve si të bazuara, Ndryshohen vendimet e Komisionit Disiplinor të OAK-së.

1 lëndë- Refuzohet ankesa e palës si e pa bazuar, dhe Vërtetohet vendimi I Komisionit Disiplinor të OAK-së.

Komisioni i Ankesave i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullorës për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit. Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.