KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 1 lëndë

30 May 2016

ekipi

Prishtinë, 30.05.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave. Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  • Ramë Dreshaj - Kryetari i komisionit, avokat në Prishtinë
  • Nezir Bytyqi - Anëtar i komisionit, avokat në Ferizaj
  • Ramadan Leka - Anëtar i komisionit, avokat në Gjilani
  • Tomë Gashi - Anëtar i komisionit, avokat në Prishtinë
  • Valbonë Fejza - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtua gjithsej (1) një lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

1 lëndë - Pushohet procedura Disiplinore për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit.

Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit. Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.