KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 2 lëndë me shqyrtim kryesor

23 June 2016

ekipi

Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën me shqyrtimin kryesor të Komisionit Disiplinor të OAK-së me datë 23.06.2016, në Prishtinë.

Përbërja e anëtareve të Kolegjit Disiplinor ishin:

  • Kadri Sylaj
  • Naim Aliu
  • Musa Dragusha
  • Valbonë Fejza - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Kolegjit Disiplinor të OAK-së në shqyrtimin kryesor u shqyrtuan gjithsej (2) lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

  • (1) një lëndë shqiptohet masa disiplinore, Dënim me gjobë
  • (1) një lëndë shtyhet në afat të pacaktuar

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.