KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Në punëtorinë dy ditore, OAK përgatiti draft rregulloren e Zyrës Disiplinore

17 July 2016

ekipi

Gjakovë, 15–17.07.2016 Është mbajtur Punëtoria për Zyrën Disiplinore qëllimi i së cilës ishte koordinimi i procesit disiplinor brenda Odës së Avokatëve të Kosovës dhe rishqyrtimi i draft rregullores disiplinore.

Anëtarët e Komisionit Disiplinor dhe Komisionit të Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës punuan në mënyrë intensive, duke i analizuar, plotësuar dhe ndryshuar dispozitat ligjore të draft-rregullores së mëparshme disiplinore, bazuar në sfidat me të cilat komisionet ballafaqoheshin gjatë ushtrimit të punës së tyre, në zhvillimin e seancave disiplinore.

Punëtoria, rezultoi me plotësim ndryshimin dhe përfundimin e draft-rregullores së mëparshme për Procedurën Disiplinore, e cila do të ndihmoj shumë në përmirësimin dhe krijimin e infrastrukturës së duhur ligjore dhe do të jetë frytdhënëse edhe për të ardhmen e këtij institucioni, duke bërë që Oda e avokatëve të Kosovës të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive që ka, krahas institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe më gjerë.