Komisioni Disiplinor shqyrtoi 3 lëndë me shqyrtim kryesor
11 August 2016
Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e radhës me shqyrtim kryesor të Komisionit Disiplinor me datën 11.08.2016 në Prishtinë.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Skender Musa - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Shpetim Sadiku - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Xhelal Hasani - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Valbonë Fejza - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin Kryesor u shqyrtuan (3) lëndë, komisioni mori vendim:
- 1) Lëndë lirohet nga përgjegjësia disiplinore
- 1) Lëndë, shtyhet seanca në kohë të pacaktuar
- 1) Lëndë, shqiptohet masa disiplinore - Dënim me gjobë.