KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 2 lëndë me shqyrtim fillestar dhe 2 lëndë me shqyrtim kryesor

02 September 2016

ekipi

Prishtinë, 02.09.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e radhës me shqyrtim kryesor dhe fillestar të Komisionit Disiplinor.

Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

  • Xhelal Hasani - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Skender Musa - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Aurora Mulhaxha - Anëtare e Komisionit Disiplinor
  • Hafir Bytyqi - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Shpetim Sadiku - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Daut Rudi - Anëtar i Komisionit Disiplinor
  • Valbonë Fejza - Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin Kryesor u shqyrtuan (2) lëndë, kurse me shqyrtim fillestar (2) lëndë komisioni mori vendim:

Lëndët me shqyrtim fillestar:

(1) Lëndë, Aprovohet Rekomandimi i ZPD-së, zhvillohet procedura disiplinore.

(1) Lëndë, vendoset për përpilimin e vendimit.

Lëndët me shqyrtim kryesor:

(1) Lëndë, shqiptohet masa disiplinore - Dënim me gjobë.

(1) Lëndë, shtyhet në afat të pacaktuar.