KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisoni i Ankesave shqyrtoi 3 lëndë

17 October 2016

ekipi

Prishtinë, 17.10.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit të Ankesave të OAK-së.

Të pranishëm në Kolegjin e Komisionit të Ankesave ishin:

  • Ramë Dreshaj -Kryetar i Komisionit të Ankesave
  • Ramadan Leka - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Tomë Gashi - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Nezir Bytyqi – Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit të Ankesave të OAK-së, u shqyrtuan (3) lëndë, komisioni mori vendim:

  • (1) Lëndë, Aprovohet ankesa e palës, ndryshohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së, dhe i paraqituri lirohet nga përgjegjësia disiplinore.
  • (1) Lëndë, Aprovohet ankesa e palës si e bazuar, anulohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së, dhe çështja kthehet në rivendosje.
  • (1) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.