KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni i Ankesave shqyrtoi 4 lëndë

21 October 2016

ekipi

Prishtinë, 21.10.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit të Ankesave të OAK-së.

Të pranishëm në Kolegjin e Komisionit të Ankesave ishin:

  • Ramë Dreshaj -Kryetar i Komisionit të Ankesave
  • Ramadan Leka - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Myhedin Bekeri - Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Nezir Bytyqi – Anëtar i Komisionit të Ankesave
  • Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit të Ankesave të OAK-së, u shqyrtuan (4) lëndë, komisioni mori vendim:

  • (1) Lëndë, Refuzohet pjesërisht si e bazuar ankesa e ankuesit, ndryshohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së, dhe shqiptohet dënim me gjobë.
  • (1) Lëndë, Aprovohet ankesa e palës si e bazuar, anulohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së, dhe çështja kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje.
  • (2) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.