Komisioni Disiplinor shqyrtoi 5 lëndë me shqyrtim fillestar
31 October 2016
Prishtinë, 31.10.2016 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Kadri Sylaj-Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Naim Aliu – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Aurora Mulhaxha – Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Xhelal Hasani- Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan (5) lëndë, komisioni mori vendim:
- (1) lëndë, Miratohet rekomandimi i Prokurorit Disiplinor të OAK-së, që të zhvillohet Procedura Disiplinore.
- (3) lëndë, Miratohet rekomandimi i Prokurorit Disiplinor të OAK-së, që të mos zhvillohet Procedura Disiplinore.
- (1) lëndë, Hudhet Poshtë fletëparaqitja disiplinore për shkak të Parashkrimit.