Komisioni i Ankesave shqyrtoi 8 lëndë
06 March 2017
Prishtinë, 06.03.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit të Ankesave të OAK-së. Të pranishëm në Kolegjin e Komisionit të Ankesave ishin:
- Ramë Dreshaj - Kryetar i Komisionit të Ankesave
- Tomë Gashi - Anëtar i Komisionit të Ankesave
- Sahit Bibaj - Anëtar i Komisionit të Ankesave
- Vjollca Ajeti- Zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit të Ankesave të OAK-së, u shqyrtuan (8) lëndë, komisioni mori vendim:
- (3) Lëndë, Aprovohen si të bazuara ankesa e ankuesve, dhe anulohen vendimet e Këshillit Drejtues të OAK-së.
- (2) Lëndë, Aprovohen pjesërisht si të bazuar ankesat e ankuesve, vetëm përkitazi me lartësinë e dënimit.
- (1) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.
- (1) Lëndë, Refuzohet si e pabazuar ankesa e ankuesit dhe vërtetohet vendimi i Këshillit Drejtues të OAK-së.
- (1) Lëndë, Pushohet Procedura Disiplinore për shkak të parashkrimit absolut.