Komisioni Disiplinor shqyrtoi 6 lëndë me shqyrtim fillestar
22 March 2017
Prishtinë, 22.03.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim fillestar. Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Kadri Sylaj - Kryetar i Komisionit Disiplinor
- Aurora Mulhaxha - Anëtare e Komisionit Disiplinor
- Naim Aliu - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti- Administratore e Zyrës Disiplinore në OAK - Procesmbajtëse.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan (6) lëndë, komisioni mori vendim:
- (5) lëndë, miratohet rekomandimi i ZPD-së dhe refuzohet fletëparaqitja disiplinore
- (1) lëndë, miratohet rekomandimi i ZPD-së , zhvillohet Procedura Disiplinore.