Komisioni Disiplinor shqyrtoi 1 lëndë me shqyrtim kryesor
21 April 2017
Prishtinë, 21.04.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim kryesor.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Muhamet Humolli- Kryesues i Komisionit Disiplinor
- Aurora Mulhaxha - Anëtare e Komisionit Disiplinor
- Shpetim Sadiku - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti- Administratore e Zyrës Disiplinore në OAK - Procesmbajtëse.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin kryesor u shqyrtua (1) lëndë, komisioni mori vendim:
- (1) lëndë, me dy të paraqitur ku një i paraqitur lirohet nga përgjegjësia disiplinore dhe një të paraqiturit i shqiptohet dënim me gjobë.