Komisioni Disiplinor shqyrtoi 2 lëndë me shqyrtim kryesor
03 November 2017
Prishtinë, 03.11.2017 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së me shqyrtim kryesor.
Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:
- Xhelal Hasani - Kryesues i Komisionit Disiplinor
- Kadri Sylaj - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Hafir Bytyqi - Anëtar i Komisionit Disiplinor
- Vjollca Ajeti - Administratore e Zyrës Disiplinore në OAK - Procesmbajtëse.
Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së, në shqyrtimin kryesor u shqyrtuan (2) lëndë, komisioni mori vendim:
- (1) lëndë me dy të paraqitur, ku ndaj tyre shqiptohet masa disiplinore Dënim me Gjobë
- (1) lëndë shtyhet për datën 21 nëntor 2017.