20 January 2021
Mitrovicë, 20.01.2021 – Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë, z. Vehbi Beqiri, së bashku me Nënkryetarin z. Xhelal Hasani dhe Sekretaren z. Shqipe Mehmeti, u pritën në takim nga Kryeprokurori i ri i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Ismet Ujkani.
Kryetari z. Beqiri, në emër të Kryesisë së Degës, i uruan zgjedhjen e tij në këtë pozitë Kryeprokurorit të ri z. Ujkani, duke shpreh se Dega e OAK-së në Mitrovicë, është e përkushtuar për bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij Regjioni me qëllim të përmirësimit të sistemit të drejtësisë për fushat të cilat i lidhin këto dy institucione.
U diskutuan çështje të ndryshme, në vazhdën e bashkëpunimit si dhe për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në ushtrimin e detyrave të të dyja profesioneve duke respektuar sundimin e ligjit.