KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Shefi i Këshillit të Evropës z. Frank Power, priti në takim Kryetarin, z.Behar Ejupi dhe Nënkryetarin, z.Naim Rudari

24 February 2021

ekipi

24.02.2021, Prishtinë – Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power, priti në takim Kryetarin e OAK-së, z. Behar Ejupi dhe Nënkryetarin z. Naim Rudari.

Në këtë takim u theksua se Këshilli i Evropës nëpërmjet zyrës së saj në Prishtinë është i interesuar që edhe më tutje të vazhdoj bashkëpunimin e shkelqyer të cilin e ka me Odën e Avokatëve të Kosovës tash e sa vite duke theksuar në vecanti projektin i cili aktualisht është duke u implementuar nga OAK dhe KE.

Kryetari Ejupi theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës, është e përkushtuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, në projektet të cilat janë në interes të OAK-së dhe anëtarësisë së saj.

U theksua se projektet e deritanishme me OAK-në, kanë rezultuar si shumë të suksesshme dhe se Këshilli i Evropës do të vazhdoj të përkrahë dhe mbështes OAK-në edhe më tutje dhe se do të punohet për realizimin e disa aktiviteteve etj.

Ky takim u realizua në zyret e Këshillit të Evropës në Prishtinë, duke vënë në pah se bashkëpunimi i shkelqyeshëm me Odën, ka lënë mundësi për mbështetje të mëtejme nga KE.