KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Zeqir Maxhuni nga Mitrovica

01 March 2021

ekipi

Sot me datë 01.03.2021 në Mitrovicë, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Zeqir Maxhuni.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 01.03.2021 në ora 15:00, në varrezat e qytetit përkatësisht në Shipol - Mitrovicë.

Avokati, Zeqir Maxhuni u lind më 12.06.1944 në fshatin Novosellë, Komuna e Vushtrrisë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.11.1976, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 29.01.1981 në Prishtinë.

Gjatë karrierës së tij, i njejti kishte punuar si mësimdhënës i lëndëve profesionale në Shkollën e mesme për punë të brendshme në Vushtrri, pastaj nga viti 1977 e deri më 04.12.1980 kishte punuar si zëvendësprokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, për të vazhduar aktivitetin profesional në Institutin për Plumb dhe Zink “Trepça” deri në vitin 1990.

Avokati Zeqir ushtroi profesionin e avokatit që nga data 01.09.1994, me seli të zyrës në Mitrovicë.