KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Gjilan, u prit në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan

16 March 2021

ekipi

16.03.2021, Gjilan - Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjilan, z. Flamur Ahmeti, së bashku me nënkryetaren znj. Fjolla Ukshini dhe sekretarin z. Granit Ramadani, u pritën në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu.

Kryetari i Degës, z. Ahmeti, së bashku me delegacionin e tij, uruan Kryeprokurorin e kësaj Prokurorie, për ardhjen e tij në këtë funksion.

Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e tij të re, ndër të tjera në këtë takim u diskutuam një sërë çështjesh, lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit, eliminimin e pengesave dhe sfidave të avokatëve, si dhe organizimin e takimeve në vazhdimësi, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, për punët në interes të përbashkët të të dya institucioneve.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.