26 August 2021
26.08.2021, Ferizaj - Oda e Avokatëve të Kosovës, njofton opinionin se sot me datë 26.08.2021, humbi anëtarin e saj, avokatin Ekrem Shabani.
Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 26.08.2021, në ora 16:30 varrezat e fshatit Gaçkë e Epërme, Komuna e Ferizajit.
Avokati Ekrem, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 23.12.2010, me seli të zyrës në Ferizaj.
Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbajë mbledhje komemorative në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, sot me fillim nga ora 12:00, andaj fton avokatët, të marrin pjesë në këtë ceremoni komemorative, duke respektuar masat dhe udhëzimet Anti Covid, të parapara nga institucionet kompetente.