26 October 2021
Prishtinë, 26.10.2021 – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Radiotelevizionit 21, për realizimin e emisionit javor Avokati në studio, në këtë javë u diskutua lidhur me temën: “Roli dhe rëndësia e avokatit në dhënien e këshillave juridike për qytetarët”.
Në këtë emision, prezantoj z. Halim Shala – Avokat në Prishtinë.
Emisioni synon që të bëjë sensibilizimin e publikut të gjerë për çështje të ndryshme juridike, të drejtat, detyrimet dhe procedurat ligjore.
Po ashtu, synohet që të paraqitet roli i avokatit në realizimin e këtyre të drejtave të qytetarëve, të garantuara me Kushtetutë dhe Ligj, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, misioni i tij fisnik dhe profesional, bazuar në ligjet në fuqi dhe normativën tjetër të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar Këtu.