KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës fillon trajnimin për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës

08 January 2022

ekipi

Prishtinë, 08.01.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës, sot filloj me mbajtjen e Trajnimit për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës, me kandidatët potencial për t’iu nënshtruar këtij provimi.

Në respekt të kandidatëve që do të dëgjojnë sesionet e ligjëratave gjatë këtij trajnimi, prezent ishin përpos ligjëruesit të lëndës “E drejta Penale” z. Artan Qerkini, avokat në Prishtinë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës, z. Besim Curri.

Kryetari Ejupi, pasi i’u dëshiroj mirëseardhje kandidatëve, të cilët edhe i falënderoj për besimin në zgjedhjen e tyre që trajnimin ta kryejnë në Odën e Avokatëve të Kosovës, theksoj nevojën që ka sistemi i drejtësisë në Kosovë për gjeneratat e reja, të cilat pa mëdyshje se do të japin një energji të re për të ecur drejtë aspiratave për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe sundim të ligjit.

Drejtori Curri, para të pranishmëve, theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, është krenare me numrin e madh të të interesuarve për të ndjekur trajnimin, duke shprehur përkushtimin e Odës që të ketë trajnuesit më të mirë të mundshëm, në mënyrë që të arsyetoj besimin e të gjithë kandidatëve.

Vlenë të ceket se përmes këtij trajnimi, kandidatët do të mund të ngrisin aftësitë profesionale me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së Provimit të Jurisprudencës. Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.

Trajnimi do të zgjas 8 (tetë) javë dhe në përfundim të trajnimit Oda, do të pajisë kandidatët me certifikatë për ndjekjen e trajnimit.