KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK, merr pjesë në dëgjimin publik për Projekt Kodin e Procedurës Penale

17 January 2022

ekipi

Prishtinë, 17.01.2022 – Me ftesë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, me kryetarin Behar Ejupi, nënkryetari Naim Rudari, avokatët Artan Qerkini dhe Florin Vërtopi, morën pjesë në dëgjimin publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale, të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Përveç përfaqësuesve të OAK-së, në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari i OAK-së, z Behar Ejupi theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, ka një rol kyq në sistemin e drejtësisë, prandaj duhet medoemos që të dëgjohet dhe në merren shumë seriozisht propozimet e saj, të dhëna gjatë hartimit të Kodit të ri të Procedurës Penale. Më tutje Ejupi, theksoj se është shumë e rëndësishme që nëpërmjet këtij Kodi të rregullohen çështjet që janë shumë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë por edhe në të mirë të të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, kryetari Ejupi, theksoj se duhet të hiqet mundësia e shkarkimit të mbrojtësit në procedurë penale, si dhe gjobitja e avokatit nga fakti se këto dispozita të tilla e pengojnë anëtarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në ushtrimin e profesionit të avokatit. Në këtë kontest duhet të jetë analogjia e njëjtë sikurse vendoset për përjashtimin e prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit, derisa për përjashtimi e avokatit, do të duhej të vendoste vet Oda e Avokatëve të Kosovës.

Përfaqësuesit e Odës, z. Rudari, Vërtopi e Qerkini, elaboruan çështjet me interes të avokatisë dhe sistemit të drejtësisë, se si duhet të jenë të rregulluara me këtë Kod, e veçmas në çështjet që lidhen me, zbritjen e mbrojtjes së detyruar ku u kërkua që të ulet pragu prej 10 viteve siç është aktualisht, çështjet e afateve kohore të hetimeve, heqja e mundësisë së gjobitjes së avokatit, shpërblimet dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit etj.