KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi zhvilloj takim me Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Michel Davenport

21 January 2022

ekipi

21.01.2022, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, u prit në takim nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Michel Davenport.

Kryetari Ejupi, në këtë takim fillimisht falënderoj Ambasadorin Davenport, për ndihmën e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme që OSBE-ja ofron për Odën e Avokatëve të Kosovës si dhe e njoftoj atë për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Oda, në kuptim të ofrimit të sistemeve dhe shërbimeve për të gjithë avokatët dhe qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbimet e OAK-së.

Më tutje, Kryetari Ejupi informoj Ambasadorin me hapat konkret të cilët Oda i ka ndërmarrë në implementimin e ueb faqes së re, sistemit të digjitalizimit por edhe sistemin e ri të menaxhimit të financave brenda Odës, si dhe sfidat të cilat ka Oda e Avokatëve të Kosovës, në kuptim të implementimit të objektivave drejtë realizimit të misionit të saj në kuadër të sistemit të drejtësisë.

Ambasadori Davenport, theksoi se OSBE-ja, sikur edhe më parë edhe në të ardhmen do të jetë partner i besueshëm i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe se në kuadër të misionit të tyre do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushat relevante përmes realizimit të projekteve me synim të përbashkët, në të mirë të avokatëve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ambasadori, më tutje shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, që të analizoj me kujdes kërkesat e Odës së Avokatëve të Kosovës të paraqitura në këtë takim, kjo me qëllim që Oda e Avokatëve të Kosovës të jetë një institucion i besueshëm dhe kredibil për publikun e gjerë.